Janevski: Kemi rritje të konsiderueshme të turistëve këtë vit


Rritja e numrit të turistëve në vend ka sjellur 26.5 % më shumë të hyra devizore në krahasim me vitin e kaluar. Numër më të madh të turistëve, siç njoftoi drejtori i Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit, Lupço Janevski, ka kryesisht prej gjashtë vendeve. Krahas turistëve turq të cilët në mënyrë të vazhdueshme vizitojnë Republikën e Maqedonisë, radhiten Bullgaria, Serbia, Polonia dhe Holanda. Ndërsa destinacionet më të preferuara të turistëve, thotë Janevski, janë Shkupi dhe Ohri.

Lupço Janevski, drejtor i Agjencisë për mbështetje të turizmit

“Rreth 65% nga numri i përgjithshëm i turistëve është që vijnë në këto dy rajone, pra në gjashtë rajonet e tjera ata përbëjnë 35 %. Ne punojmë shumë në këtë drejtim, në periudhën e kaluar kemi vizituar 30 komuna, kemi pasur një numër shumë të madh të tribunave dhe ligjëratave. Kemi nënshkruar memorandum bashkëpunimi me komunat…Shpresoj që gjatë vitit të ardhshëm dhe vitet në vazhdim do të kemi numër më të madh të turistëve”.

Përshkak se turistët e huaj që vizitojnë Maqedoninë zakonisht ankohen prej papastërtisë dhe mbeturinave të egra, Janeski u shpreh se kjo problematikë duhet trajtuar nga komunat por edhe vetë qytetarët duhet të vetëdijesohen dhe të tregohen më të kulturuar, sidomos gjatë sezonës turistike.

Lupço Janevski, drejtor i Agjencisë për mbështetje të turizmit

“Unë edhe para 5-6 muajsh e kam potencuar problemin e mbeturinave të egra. Shpresoj që vetë komunat si dhe Qyteti i Shkupit do të punojnë në mënyrë aktive dhe në mënyrë plotësuese në vetëdijesimin e qytetarëve. Gjithashtu në ndërkohë do të mundohemi që të gjithë së bashku, duke filluar nga vetja jonë t’i pastrojmë oborret tona, të tregojmë edukatë së paku gjatë sezonit turistik”.

Pritshmërit janë se 2018-ta do të përfundojë me deviza në vlerë prej 24 miliardë denarëve dhe vizitë e 1.2 milion turistëve. Vitin e kaluar numri i turistëve ishte gati një milion.

Baby Boo