Kumanovë – Aktakuzë për tre persona të cilët hapën va*rrin për të kërkuar ar


Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë njofton se ka ngritur aktakuzë kundër tre personave të cilët si bashkëpunëtorë akuzohen për tentim për kryerjen e veprës penale, vjedhje e rëndë nga neni 236 paragrafi 1 pika 1 lidhur me nenin 19 dhe nenin 22 të Kodit Penal.

Nga Prokuroria thonë se dy 30-vjeçarë dhe një 32-vjeçar të tre nga Kumanova së bashku dhe me marrëveshje paraprake, natën ndërmjet datës 9 dhe 10 tetor në varrezat e qytetit në Kumanovë, kanë tentuar t’i sekuestrojnë stolitë me synimin për përvetësimin e tyre në mënyrë të paligjshme.

“Me lopata e hoqën pllakën e mermerit që mbulonte njërin prej va*rreve, pas së cilës filluan të gërmojnë tokën dhe arritën te arkivoli ku ndodhej trupi i të ndjerës J. F. Ata hapën arkivolin dhe filluan të kontrollonin trupin për të gjetur bizhuteri ari, pasi e dinin se e ndjera dyshohet se ishte va*rrosur me ar mbi të. Gjatë kontrollit nuk kanë gjetur asgjë, ndaj nuk kanë përfunduar punën”, thanë nga Prokuroria.

Baby Boo