Tetovari e go*det gruan e tij në mes të qytetit


24 vjeçarja nga Tetova gjatë ditës së djeshme ka paraqitur dhu*në nga burri që ka ndodhur në ambient publik para një objekti hotelerik. Ajo ka thënë se bashkëshorti ka përdorur mjet të fortë për ta go*ditur.

“24 vjeçarja nga Tetova dje në ora 18 e 10 minuta në SPB Tetovë ka lajmëruar se 20 minuta më herët në afërsi të një objekti hotelerik në afërsi të qendrës së Tetovës është su lmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i moshës 31 vjeçare. Sipas deklaratës së saj, su lmuesi ka përdorur edhe një mjet të fortë.

Pas paraqitjes së rastit, bashkëshorti është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policorë në Tetovë”, thuhet në kumtesën e SPB Tetovë. Po punohet në zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Baby Boo