Filipçe: Të pranishme janë dy, tre lloje të virusit


Parimet e parandalimit janë të njëjtat dhe pa dallim cili lloj i virusit do të vjen do të mbesin të njëjta – maska, distanca, dezinfektimi i duarve dhe ne nuk mund të jetojmë të mbyllur. Qytetarët duhet ta kenë këtë në mendje dhe ta mbajnë në mendje se bëhet fjalë për shëndetin e tyre edhe kur është në pyetje vaksinimi, por edhe kur janë në pyetje masat parandaluese, theksoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Nëse është rrëmujë e madhe në ndonjë restoran, potencoi, nuk duhet të gjithë të hyjmë atje, duhet ta dijmë nëpër çka kaluam dhe duhet ta dijmë se nuk mundet për gjithçka të na tregojë shteti se ç’farë të bëjmë, ne duhet të funksionojmë , ndërsa në të njëjtën kohë të mbajmë llogari për shëndetin tonë dhe ky është një segment shumë i rëndësishëm që do të mbetet të vlejë në vitet në vijim aq sa do të zgjasë pandemia, ndërsa këtë askush nuk e di për momentin.

Në lidhje me klasterët konkret në Tetovë, sqaroi, do të ketë aktivitet dhe tashmë ekziston ai aktivitet klasik standard i epidemiologëve, me anketat, me izolimin etj, që do të thotë se vazhdohet me parimin e njëjtë.
Në pyetjen nëse mendohet për karantinë lokale në Tetovë, ai theksoi se për momenton nuk mendon për kurrfarë masa rajonale.

“Edhe atje ku ka raste edhe atje ku nuk ka asnjë rast insistojmë të zbatohet vaksinimi. Ky është fokusi ynë për momentin”, potencoi Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës së Klinikën për Kardiologji.
Ai tha se janë bërë anketa, janë vënë në izolim katër të infektuar me llojin brazilian të virusit dhe shtoi se nga rasti i fundit i paraqitur, nuk ka raste të reja me llojin indian të virusit.

“Të pranishme janë dy, tre lloje të virusit dhe ajo që është e rëndësishme se parimet janë të njejta – vaksinimi dhe parandalimi i cili vjen për të gjitha llojet. Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve edhe sipas grupeve individuale ose gjithsej në shtet ndërmjet 70, 80 dhe 85 për qind do të ishte diçka që do të thotë imunitet kolektiv”, sqaroi Filipçe.
Në lidhje me vaksinimin e fëmijëve, tha se do të shihet në fund të javës si do të jetë interesimi.

Baby Boo