Valon Syla imiton Vjosa Osmanin duke folur frëngjisht, përmend edhe Hysen Durmishin


Një video e Valon Sylës është bërë virale, teksa gazetari imiton presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, kinse kjo po flet frëngjisht.
E në “frëngjishte” dëgjohet edhe emri i zëvendësministrit të Infrastrukturës Hysen Durmishi.

Syla njihet si një imitues i zoti i politikanëve kosovarë. S’është kjo hera e parë që Syla ka nxjerr video duke imituar politikanë.
Ndër ta kanë qenë Hashim Thaci, Albin Kurti, Lutfi Haziri e të tjerë.
Ditë më parë, presidentja Osmani ka publikuar një video në facebook, përmes së cilës ka njoftuar se ajo ka filluar me leksionet e para për të mësuar gjuhën frënge.

Baby Boo