Terroristët ‘kidnapojnë’ Messin, kërcënojnë Botërorin 2018


Hijet e kërcënimeve nga Shteti Islamik rëndojnë ende mbi Botërorin e futbollit që do të nisë më 14 qershor në Rusi.
Organizata terroriste islamike ka aktivizuar edhe zyrtarisht rrjetin e saj propagandistik në prag të turneut më të rëndësishëm të futbollit në planet.“Vritini të gjithë” është mesazhi i frikshëm që shoqëronte një poster të publikuar nga “SITE”, shoqata që monitoron aktivitetin “online” të terroristëve islamikë, me një thikë që duket se ndan në mes trofeun e Kupës së Botës.

Posteri është i fundit i një serie të gjatë kërcënimesh, që Shteti Islamik ka publikuar me kohë, edhe në lidhje me futbollin.Në prill ishte një paralajmërim për Putinin, ku thuhej “do të paguash për vrasjen e myslimanëve”, në një postër që shfaqte një xhihadist me kallashnikov në duar.Në mars, terroristët kërcënuan Lionel Messin, të veshur me portokalli, si personat e ekzekutuar në videot e propagandës së tyre, të gjunjëzuar dhe pranë një xhihadisti të gatshëm për ta vrarë, transmeton “Top Channel”.Në muajt në vijim do të shfaqeshin postera të tjerë me futbollistë të gjakosur.Motivi i kësaj urrejtjeje nga ana e ISIS në lidhje me Rusinë vjen nga fakti që presidenti Putin ka mbështetur regjimin sirian të Bashar al-Assadit.

Baby Boo