MEPSO kërkon shtrenjtim të rrymës elektrike! Ramadani: Nuk është diçka tragjike, është vetëm 35 denarë


MEPSO ka kërkuar rritje të çmimit për transmetimin e energjisë elektrike. Drejtori gjeneral, Kushtrim Ramadani, thotë se kanë përgatitur llogaritjet e kostos dhe i kanë paraqitur ato në Komisionin Rregullator për Energjetikë, por se a do të pranohen varet nga ky komision, ndërsa mjetet e fituara do të përdorën për të përmirësuar përçimin e energjisë elektrike. Nëse deri tani në një faturë 1000 denarëshe është paguar 35 denarë për MEPSO, tani është kërkuar që të paguhen 60-70 denar.

“Kemi kërkuar rritje të çmimit, mirëpo kur ta shohim që pjesa e MEPSO-së në një faturë të cilën e paguajnë konsumatorët e fundit është shumë e vogël diku 3,5% d.m.th. në një faturë prej 1000 denarëshe do të paguhen vetëm 35 denar për MEPSO-n, nuk do ta kisha konsideruar shumë tragjike. Përsëri po them të gjitha këto të hyra nga faturat sa i përket transmetimit janë duke u investuar në vende të duhura, se kemi largpërçues që janë të vitit 50’, 60’ dhe duhet të modernizohen.” – tha Kushtrim Ramadani, drejtor gjeneral i MEPSO-s.

Baby Boo