Terapia e plazmës, Britania gati të fillojë testimet/ Me gjakun e të mbijetuarve do trajtohen pacientët Covid-19


Britania e Madhe po përgatitet të fillojë të përdorë gjakun e të mbijetuarve të koronavirusit për të trajtuar pacientët e sëmurë në spitale.

Zyrtarët po i kërkojnë personave të shëruar nga Covid-19 të dhurojnë gjak në mënyrë që ata të mund të fillojnë të provojnë terapinë. Shpresa është se antitrupat që organizmi i shëruar tashmë ka prodhuar do të ndihmojnë të pastrojnë virusin tek të tjerët. SHBA ka nisur një projekt të gjerë për ta studiuar këtë mundësi, në të cilin janë përfshirë më shumë se 1500 spitale.

Kur një person, është prekur nga Covid-19, sistemi i tyre imunitar reagon duke krijuar antitrupa, që sulmojnë virusin. Me kalimin e kohës, këto antitrupa mund të gjenden tek plazma, pjesa e lëngshme e gjakut. Ndaj në britani, ekspertët po kthehen nga të shëruarit e covid 19, për të parë nëse plasma e tyre mund ti jepet të tjerëve, që janë aktualisht të sëmurë. Një deklaratë e NHS, shërbimit kombëtar të shëndetësisë, thotë: ne parashikojmë që kjo mënyrë do të përdoret fillimisht në testime si një trajtim i mundshëm për Covid-19.

Nëse do të miratohet plotësisht, do të hetojmë nëse transfuzionet e plazmës mund të përmirësojnë shpejtësinë e shërimit të një pacienti me covid 19 dhe do të rrisë shanset për mbijetesë. Shkencëtarët thonë se plazma nuk do të jetë një plumb magjik. Por ndërsa opsionet tona për trajtimin e koronavirusit janë kaq të kufizuara, shpresa është se terapia do të ndihmojë deri sa të gjendet një vaksinë.

Baby Boo