Ora policore do të nis nga ora 21:00, terracat e kafeneve do të punojnë deri në ora 20:30


Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimet e reja në lidhje me masat anti-kovid. Sipas vendimit, ora policore prej nesër do të fillojë nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit.

Ndërkaq për festat fetare të Ramazan Bajramit dhe për Pashkët nuk do të ketë orë policore, respektivisht orë policore nuk do të ketë mes 1 dhe 2 majit si dhe 12 dhe 13 majit. Gastronomët do të mund të punojnë vetëm në oborret dhe tarracat e kafeneve dhe restoranteve, ndërsa orari i punës do të jetë deri në ora 20:30.
Masat e miratuara do të vlejnë deri më 15 maj. Rekomandimet e Komisionit për lehtësimin e masave kufizuese janë për shkak të zvogëlimit të numrit të të infektuarve të ri dhe të shtruarve në spital në periudhën e kaluar.

Baby Boo