Të shumta janë problemet me të cilat përballen infermerët në Maqedoni

Female medicine doctor hand holding silver pen writing something on clipboard closeup. Medical care, insurance, prescription, paper work or career concept. Physician ready to examine patient and help

Të shumta janë problemet me të cilat përballen infermerët në Maqedoni.

“Ne përballemi me mos vërtetim të intervenimeve tona që janë shumë në përditshmëri, po përballemi me mos prani të shkollave të larta mjekësore të motrave medicinale, përballemi me intervenime të ngjashme mjekësore gjatë ditës,  ndërsa marrim  pagë të ndryshme në fund të muajit”, tha Gordana Beshliovska, kryetare e unionit të infermiereve “Për Ne”.

Beshliovska thotë se me ndryshimet e reja ligjore duhet të kthehet dinjiteti i infermierit. Në këtë mënyrë, sipas saj, do të pengohej edhe ikja e tyre nga vendi. Nga ana tjetër, Maqedonia, gjithashtu përballet edhe me mungesë të akushereve.

“Mangësi kemi në numër, sepse ka vite të gjata që nuk ka akushere. Ndërpritet drejtimi i akusherisë në shkollën medicinale, kështu që numri na mungon dhe personel nuk kemi aq shumë sa duhet por me kaq sa jemi, punën e bëjmë”, tha Fikrete Shabani, kryeinfermiere – gjinekologjia “Nënë Tereza”.

Sipas akusheres Milica Bisllaç, mungesa e akushereve është problem botëror.

“Nuk ka akushere në botë, e nuk ka as tek ne. Gjithnjë e më pak ka shkolla. Tani janë hapur tre shkolla të larta, në Shtip, Manastir dhe Tetovë, për fat të keq në Shkup nuk kemi edhe pse në Shkup gjendet dy maternitetet më të mëdha në Maqedoni”, tha ajo.

Me hapjen e shkollave të reja, pritet që të rritet numri i akushereve në vend, profesion për të cilin nuk mungon interesi i të rinjve, tha akusherja Bisllaç, sot, më 5 maj, në ditën botërore të akusherisë.

Përgatiti: Besir Arifi 

<iframe width=”854″ height=”480″ src=”https://www.youtube.com/embed/JGTWwExcv_g” frameborder=”0″ allow=”autoplay; encrypted-media” allowfullscreen></iframe>

Baby Boo