Ishte i punësuar në një parking në Shkup, gjendet i vdekur në vendin e punë 63-vjeçari


Sot (01.05.2024) në ora 06.10 në RSH Shkup është raportuar se në zonën e Qendrës, në një barakë në një parking, derisa ishte në vendin e tij të punës, është gjetur i vdekuri D.S.(63) nga Shkupi. Mjek i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune të dukshme. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Baby Boo