LSDM – Dimitrievskit, nuk i pranojmë kërkesat tuaja


Kërkesat e Lëvizjes ZNAM, për dorëheqje të udhëheqësisë së LSDM-së, heqja dorë nga mandati parlamentar i bartësve të Listave dhe bashkëbartësit e Listave dhe mosbashkëpunimi me BDI-në aktuale, për LSDM-në janë të pa pranueshme. Përmes një komunikate dërguar mediave, LSDM i përgjigjet kryetarit Maksim Dimitrievskit duke i thënë se ata nuk pranojnë shantazhe nga askush sepse sipas tyre nuk ka tregti me të ardhmen e shtetit.

LSDM

“Qytetarët dhe votuesit e LSDM-së tashmë e njohin mashtrimin e bërë nga ZNAM dhe koalicionet joparimore. Për dallim nga subjektet si ZNAM, të cilat janë person-parti, LSDM është parti shtetërore me rrënjë të thella dhe të forta. Ne nuk pranojmë kushte nga askush, LSDM nuk do të bëjë marrëveshje politike me askënd. Kjo është një çështje e së ardhmes së shtetit dhe nuk ka tregti me të”.

Nga kjo parti shtojnë se ata janë të fokusuar në arritjen e rezultatit të më mirë të zgjedhjeve më 8 maj dhe bëjnë thirrje për mobilizim të të gjitha forcave demokratike dhe progresive për ta parandaluar kthimin e regjimit të VMRO-DPMNE-së.

Lideri i Lëvizjes ZNAM Maksim Dimitrievski një ditë më parë, referuar LSDM-së i shpalosi kushtet e tij, për bashkëpunim eventual për zgjedhjet.

Kurse VMRO-së i tha se pajtohet me përcaktimet e tyre programore se nuk pranojnë ndryshime kushtetuese nën diktate bullgare dhe nuk pranojnë bashkëpunim me BDI-në.

Baby Boo