“Të flesh” çdo natë me Ramën. Djali që ka bërë tatuazhin e veçantë tregon pjesën më të vështirë të portretit të kryeministrit


Tatuazhi i një djali që ka realizuar portretin e kryeministrit Edi Rama në shpinë po bën xhiron e rrjetit. Realizuesi i këtij tatuazhi, Feliks Rapushi ka treguar se për këtë punim i janë dashur gati gjashtë orë dhe pjesa më e vështirë ishin sytë. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se djali e kishte idhull Ramën dhe ishte tip shumë interesant.
“Çuni që ka bërë portretin e Ramës ka qenë shumë tip interesant, më bëri përshtypje karakteri dhe tipi i tij. Ka kërkesa të veçanta dhe ne na vijnë çdo ditë. Me aq sa kuptova e ka idhull, nuk di shumë. Ne kemi realizuar edhe portretin e Berishës, në shpinë e ka edhe dikush tjetër. Për vendin dhe madhënisë, ne i sugjerojmë, sepse klientët vijnë me idetë e veta.

Suytë janë një pjesë e vështirë e portretit të Ramës. Portretin e Ramës e kisha më të lehtë për ta realizuar pasi syri im është vrarë, e kam parë vazhdimisht ja njoh karakterin, e kam parë në televizor, Youtube. Ndërkohë kur më vijnë me një person në foto që nuk e njoh e kam pak më të vështirë se më duhet të shoh foto të tjera për ta kuptuar karakterin”, tha tatuazhisti.

Baby Boo