Qeveria e Maqedonisë nuk i miratoi masat e vaksinimit, kërkoi analiza dhe masa shtesë


Qeveria në seancën e mbrëmshme nuk i miratoi masat e vaksinimit, të cilat i propozoi Komisioni për Sëmundje Infektive javën e kaluar, por kërkoi nga Komisioni që të dorëzojë analiza dhe masa shtesë.

“Duke nisur nga fakti i padiskutueshëm se vaksinimi masiv është përgjigja më efikase për mbrojtjen nga pasojat dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë kovid-19, Qeveria vendosi të kërkojë nga Komisioni për Sëmundjet Infektive analiza shtesë dhe studime krahasuese për masat e propozuara , por edhe propozime për masa shtesë për të inkurajuar vaksinimin masiv”, njoftuan nga qeveria.

Derisa priten analizat dhe masat shtesë, është kërkuar nga të gjitha ministritë kompetente dhe shërbimet inspektuese është që të forcojnë kontrollet për zbatimin e masave aktuale, veçanërisht nëse verifikohen certifikatat e vaksinimit, testet PCR dhe certifikatat që e kanë kaluar kovidin. Siç thonë, kërkohet verifikimi rigoroz i identitetit të personave që përdorin certifikatat për hyrjen në objekte, gjegjësisht nëse ka ndonjë keqpërdorim me to.

Gjithashtu, të gjitha ministritë, ndërmarrjet publike dhe agjencitë shtetërore duhet të kontrollojnë se sa të punësuar në administratë janë vaksinuar. Atyre u kërkohet gjithashtu të bëjnë propozime për stimulimin e vaksinimit, si dhe propozime ligjërisht të shëndosha për kufizime në të drejtën e detyrës, orarit jashtë pune, udhëtime pune dhe kufizime për opsione të tjera që sjellin të ardhura shtesë për administratorët.

“Qeveria do t’i shqyrtojë dhe përdorë të gjitha mundësitë reale për stimulime ekonomike, por edhe për kufizime në lidhje me bonuset financiare dhe llojet e tjera të përfitimeve që janë jashtë bazës, me qëllim që t’i motivojë dhe drejtojë qytetarët në masën e vetme dhe më efektive për mbrojtje të shëndetit dhe për shpëtim të jetës së tyre nga sëmundja e rrezikshme pandemike kovid-19”, thonë nga Qeveria.

Propozim – masat që u rekomanduan, ndërsa qeveria nuk i miratoi por kërkoi analiza dhe masa shtesë, parashikonin që të gjithë punonjësit në sektorin publik për të shkuar në punë duhet të tregojnë: konfirmimin e aplikimit të së paku një doze vaksine kundër kovid-19; test negativ PCR i vlefshëm për të paktën 72 orë; vërtetim që e kanë kaluar kovidin në 45 ditët e fundit; ose vërtetim nga mjeku specialist se nuk mund të vaksinohen.

Për punonjësit shëndetësor nga ana tjetër, është propozuar vaksinimi i detyrueshëm.

Baby Boo