Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1.158 raste të reja me Covid-19 nga gjithsej 6.256 testime të realizuara.
Për periudhën e njëjtë, jetën e kanë humbur 19 persona, kurse janë shëruar 166 pacientë.

Vik*timat janë: Tetovë-6, Gostivar-5, Kumanovë-3, Shkup-1, Strumicë-1, Strugë-1, Sveti Nikollë-1 dhe Vallandovë-1.
Që nga fillimi i epidemisë në vend janë realizuar 1.086.075 testime, prej të cilëve 165.684 persona kanë rezultuar pozitivë. Nga ata, janë shëruar 151.401 pacientë, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.608 persona. Raste aktive në vend janë 8.675.

Baby Boo