Ministria e Shëndetësisë demanton lajmet se nëna dhe djali i saj nga Velesi kanë vdekur para 1 muaji


Pas rezultatit se qytetarja e Velesit, e cila me djalin e saj u gjet e vdekur në shtëpinë e saj para dy ditësh, është pozitive me koronavirus, Ministria e Shëndetësisë informon se e zgjeron hetimi në të cilin përfshihen disa institucione, duke cekur se informatat se ata kanë qenë të vdekur më shumë se një muaj, nuk janë të sakta.

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se sot në Institutin për shëndet publik po bëhet edhe një analizë e materialit i cili është marrë nga trakeja në mënyrë që të konstatohet rezultati pozitiv i koronavirusit.

Sipas Ministrisë, sa i përket informatave të tjera fillestare për rastin, tani për tani dihet vetëm se gruaja sigurisht ka qenë e vdekur mbi një javë.

“Rezultatet nga obduksioni, të cilat do të jenë gati gjatë javës së ardhshme, duhet të zbulojnë se në cilën periudhë ka vdekur ajo. Informatat të cilat dje i transmetuan një pjesë e mediumeve se kanë qenë të vdekur mbi një muaj nuk janë të sakta dhe po priten analizat përfundimtare”, thekson Ministria.

Në hetimin për këtë rast janë përfshirë ekspertë të mjekësisë gjyqësore, ASHAM-i dhe ekipi i epidemiologëve nga Instituti për shëndet publik.

Baby Boo