Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 677 testime për Covid-19 dhe prej tyre 63 kanë rezultuar pozitivë me virusin.

Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 573 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 6 pacientë.

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë me Covid-19 janë diagnostikuar 90.717 persona , ndërsa janë shëruar 78.727. Prej fillimit të pandemisë jetën e kanë humbur 2.791 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 9.199.

Baby Boo