Gjendet pa shenja jete një femër në Kamenicë


Një person ka raportuar se bashkëshortja e tij është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës afër shtëpisë
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:45 në fshatin Muqiverc, në Kamenicë.
Siç thuhet në raport, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ekipi i QKMF-së dhe prokurori i shtetit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, vi*ktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës afër shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ekipi i QKMF-së dhe prokurori i shtetit. Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vd*ekjen e vi*ktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i vi*ktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Baby Boo