Të dhënat e fundit, ja sa është numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut!


Ministria e Shëndetësisë njofton se brenda 24 orëve nga gjithsej 1356 testime të realizuara 102 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e komplikimeve nga Covid-19 jetë kanë ndërruar 5 pacientë ndërsa 99 pacientë janë shëruar.

“Rastet e reja janë janë regjistruar në: Shkup-39 raste Kumanovë-11 Shtip-13 Prilep-3 Tetovë-2 Strugë-2 Manastir-6 Ohër-3 Kavadar-3 Gostivar-8 Radovish-1 Koçani -1 Demir Hisar-1 Makedonski Brod-1 Vinicë-1 Shën Nikollë-3 Kërçovë-4. Sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 99 pacientë të shëruar nga: Shkupi-49, Shtipi-2, Tetova-10, Struga-17, Ohri-15, Gostivari-2 Strumica-1, Koçani-1, Kërçova-1, Resnja-1.

Pesë persona kanë ndërruar jetë një pacient nga Shkupi (70 vjeç) një pacient nga Kërçova (72 vjeç) një pacient nga Kumanova (64 vjeç) një pacient nga Prilep (48 vjeç) dhe një pacient nga Shtipi (76 vjeç). Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore” thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Me rastet e reja numri i personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë shkon në 10315 prej të cilëve 5663 janë shëruar ndërsa 471 persona kanë humbur betejën me sëmundjen Covid-19. Për momentin në vendin tonë ka 4181 raste aktive.

Baby Boo