Banja e Tetovës nuk gjen qetësi! Ja çfarë ka ndodhur!


Banja e Tetovës javëve të fundit ka kryesuar titujt e lajmeve pas ngjarjes tragjike ku një 17 vjeçare vrau me paramendim të dashurin e saj 16 vjeçar më datë 22 dhjetor të vitit që lam pas.

Mirëpo viti 2022 shënoi edhe një ngjarje tjetër të rëndë, edhe atë dy pronarët e lokaleve tek Banja e Tetovës kanë eskaluar duke vënë zjarr dhe goditur barbarisht njëri- tjetrin, shkruan Pa Censurë!

Po si ndodhi ngjarja… Dy lokalet përballe njëri tjerit në Banjën e Tetovës kanë pasur një histori konflikti, por që ditën e djeshme është përshkallzuar, ku fillimisht pronari i lokalit lart i njohur ndryshe si “Lokali i A.” i ka vënë zjarrin lokalit përballë i njohur ndyrshe si “Lokali i M…” pasi flakët kanë përfshirë një pjesë të lokalit pronari i lokalit që i është vënë zjarri, fillon që ta grushtojnë barbarisht zjarrvënësin deri në alivanosje… Dëshmitarët okular të cilët e kanë parë ngjarjen raportojnê për Pa Censurë, të cilët njashtu e kanë lajmëruar edhe policinë.

Policia bashkë me ambulantën menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje ku kanë procesuar rastin. Presim versionin zyrtar nga polica deri ateher qëndroni me Pa Censurë për të rejat e fundit!

Baby Boo