Taravari: Zaevin e pret fati i Gruevskit


Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev “është në fund të karrierës politike”, ka vlerësuar në ClickPlus sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.
Përjashtoi mundësinë e një koalicionimi me LSDM-në, megjithatë nuk është decid se “aspak nuk do të bisedohet me LSDM-në”.

Ai shtoi se Zaevin e pret fati i njëjtë sikurse i ish kryeministrit, Nikolla Gruevski i cili u arratis në Hungari.
“Nuk e di a do të mbetet në shtet apo do të ikë”, tha Taravari.

Paraprakisht ka folur edhe për dorëheqjen e Zaevit.
Tha se ka qenë e pritshme, pasi siç tha, “u turpërua në Shkup”.
“Ai një javë para vetë është deklaruar se nëse humb Shkupin do të japë dorëheqje. Jo se e humbi, por u turpërua me 30 mijë vota. Nuk janë këto vetëm humbje të Zoran zaevit por edhe Ali Ahmetit sepse kandidat të përbashkët e kanë pasur Shilegovin”, tha Taravari

Baby Boo