Qeveria e Maqedonisë sot mban seancë, do të vendosë nëse do të shpallet gjendje krize

Qeveria sot në orën 8.30 do të mbajë mbledhje për propozimin e Komitetit Drejtues për shpalljen e gjendjes së krizës në kohëzgjatje prej 30 ditëve për shkak të situatës me zjarret.
“Është marrë vendim për gjendje krize për 30 ditë në Komitetin Drejtues, ndërsa nesër në mëngjes në orën 8:30 do të mbahet mbledhje e Qeverisë dhe do të merret vendimi”, deklaroi mbrëmë për TV21 kryeministri Zaev.

Baby Boo

Qendra për menaxhim me Kriza paraprakisht njoftoi se Komiteti Drejtues në mbledhje e ka pranuar propozimin e Grupit për vlerësim dhe i propozon Qeverisë që të marrë vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës në gjithë territorin e shtetit në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

“Grupi i vlerësimit, i përbërë nga drejtorët e QMK, DMSH , ASK, BSP, Agjencia e Inteligjencës, Zëvendësi i shefit të Shtatmadhorisë së Ar*matës, udhëheqësi i shërbimit të sigurisë dhe inteligjencës ushtarake, zëvendës drejtorët e QMK dhe DMSH, dhe këshilltari për sigurinë kombëtare nga Kabineti i Presidentit, mbajtën një mbledhje në të cilën për shkak të volumit të shtuar të zj*arreve, rritjes së rre*zikut për qytetarët dhe disa arsye të tjera, morën një vendim unanim për t’i propozuar Komitetit Drejtues (ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Jashtme, Mbrojtjes, Shëndetësisë, Transportit dhe Lidhjeve, si dhe kreun i grupit të vlerësimit) t’i propozojë Qeverisë që të marrë një vendim mbi ekzistencën e një situate kr*ize në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të rritjes së zj*arreve dhe parandalimin e përhapjes së tyre për 30 ditë”, njoftoi QMK.