Rreth 4% e qytetarëve të Maqedonisë janë varfëruar duke dhënë para për barna dhe mjek privat


Sipas analizës për mbrojtje financiare në sistemin shëndetësor të Maqedonisë që është zbatuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth katër për qind e amvisërive në Maqedoni kanë prekur varfërinë ose janë me më pak të hyra për shkak të pagesave private, ndërkaq 6.5% e amvisërive kanë pasur shpenzime katastrofale për mbrojtjen shëndetësore në vitin 2018.

Vështirësitë financiare për pagesa private formale ose joformale, sipas analizës, janë pasqyrim i shprazitrave të vazhdueshme në përfshirjen e mbrojtjes shëndetësore: një pjesë nuk është e siguruar, përfshirja me barna është i kufizuar, ndërsa mbrojtja mbrojtja nga shpenzimet e përdoruesve (participimi) nuk është e mjaftueshme.

Sipas analizës, vlerësohet se rreth 10% e popullatës nuk ka pasur sigurim shëndetësor gjatë vitit 2018 dhe kjo do të thotë se ata kanë të drejtë vetëm për ndihmë të shpejtë mjekësore dhe vaksinim të detyrueshëm. Personat e pasiguruar më së shpeshti janë persona pa marrëdhënie pune ose të punësuar të cilët nuk janë të siguruar.
Raporti po ashtu jem edhe rekomandime për përmirësime në sistemin shëndetësore dhe mbrojtje financiare.

Baby Boo