Luana interviston veten dhe flet për lidhjen e dashurisë


Luana Vjollca ishte e ftuar në “Shiko kush luan” dhe u intervistua nga Luana Vjollca. Për këdo që u bë pak lëmsh, ja një shpjegim i thjehtë:
Luana 1

Luana 2
Dy Luanat bashkë
Vazhdojmë. Gjatë bisedës (me veten), Luana 2 u shpreh se “është e dashuruar”, pastaj shtoi se “është e dashurur me punën dhe veten”. Bukur Luana, e kuptuam. Sidoqoftë, biseda vazhdoi kështu:
Luana 1: Po ato varevingot në Kosovë lart e poshtë pse i bën?

Luana 2: Po shumë doni të dini ju. E kam vënë re disa herë që të ftuave i bëni disa pyetje, doni t’i dini të gjitha.
Luana 1: Po duam, prandaj e kemi këtë emision që të marrim vesh informacione.
Luana 2: Në Kosovë udhëtoj shpesh për shkak të lidhjes sime…për shkak të lidhjes sime me Arbër Bytyçin.

Luana 1: Kot, nuk qenka ndonjë gjë interesante. Thashë se çfarë do të na thuash.
Luana 2: Fare interesante thua ë? Varet nga këndvështrimi Luana, mendoje pak.
Luana 1: Varet nga këndvshtrimi tha Luana, është deklaratë…nejse.
Kjo është hera e parë që Luana flet për lidhjen e dashurisë. Ndonëse ka zgjedhur që të mos e mbajë në vëmendjen e publikut lidhjen me biznesmenin nga Kosova, Krenar Çoçajn, dyshja nuk i ka shpëtuar fotove. Lidhja e tyre diskutohet prej katër vitesh.

Baby Boo