Kurti: Vuçiqi është student politik i Sheshelit, e unë i Demaçit


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për televizionin “N1” të Sarajevës, ka thënë se është e vështirë të arrihet një marrëveshje Kosovë – Serbi.

Ai ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është student politik i Vojislav Sheshelit. E për vete ka thënë Kurti se është sudent politik i Adem Demaçit.

Pjesa e intervistës është postuar nga Lëvizja Vetëvendosje në Facebook.

Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë sot, është student politik i Vojisllav Sheshelit. Ndërsa unë, si Kryeministër i Republikës së Kosovës, unë jam student politik i Adem Demaçit. Dhe ky ballafaqim, kjo përplasje ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë, është në një mënyrë thelbësore, përplasje ndërmjet Adem Demaçit, atij vizioni dhe asaj trashëgimie dhe Vojisllav Sheshelit në anën tjetër. Andaj unë e pranoj që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë e lehtë, por megjithatë mendoj që duhet t’i jepet shansë dialogut dhe të shpresojmë e të punojmë për më mirë”, tha Kurti.

Baby Boo