Taravari demanton se ka takuar dje Ahmetin


Top Channel përmes një lajmi ka raportuar sot se pak orë pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të ditës së djeshme, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka zhvilluar një takim të fshehtë me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryeministrin teknik të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri.

Por ky lajm u përgënjeshtrua nga Taravari.

“Me keqardhje mësova sot nga një media tepër serioze e Shqipërisë si është Top Channel se unë qënkam takuar mbrëmë me z.Ahmeti dhe funksionarë të tjerë të BDI-së, për të dëgjuar ofertë nga z.Ahmeti.
Jo, nuk është e vërtetë. Kushdo që e ka çuar këtë lajm në Top Channel gënjen. Unë mbrëmë u urova me ekipin tim dhe të qetë sot vazhdojmë punën tonë Drejt Ndryshimit!
Me ofertat e Ahmetit unë jam mësuar dhe mendoj se nuk do të ishte habi të më vinte një e tillë, por ky lajm është i rremë”, theksoi Taravari.

Baby Boo