SHBA përshëndet me 26 vite burg të ish-luftëtarit të UÇK: Jo vendim kundër Kosovës


Shtetet e bashkuara e kanë mirëpritur vendimin e gjykatës speciale ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i cili është dënuar me 26 vjet burgim për krime lufte.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se vendimi është një hap që ndihmon Kosovën për të garantuar sundim të ligjit dhe për të vënë drejtësi për viktimat.
“SIÇ E KA THËNË EDHE TRUPI GJYKUES, KY VENDIM NUK ËSHTË GJYKIM KUNDËR UÇK-SË APO KOSOVËS, POR LIDHET VETËM ME PËRGJEGJËSINË PENALE TË TË PANDEHURIT. NE PO ASHTU E PËRSHËNDESIM GUXIMIN E DËSHMITARËVE QË JANË PARAQITUR, DHE DËNOJMË KËRCËNIMET E FRIKËSIMET NDAJ TYRE. PA KËTA INDIVIDË TË GUXIMSHËM, DREJTËSIA NUK DO TË ISHTE E MUNDSHME.

Vendimi ndaj Mustafës përbën aktvendimin e parë të Gjykatës Speciale lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë.

Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë në periudhën janar 1998 – dhjetor 2000.

Baby Boo