Donaldi ndez atmosferën me këngën dedikuar Borës (VIDEO)


Donald Veshaj është aktori që ishte pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Të premtën e kaluar ai nuk arriti të rrëmbejë çmimin e madh, kështu duke u renditur i dyti. E pas daljes së tij nga shtëpia, ai ka filluar të frekuentojë vendet e tij të preferuara. Ai mbrëmë u shfaq në një klub nate, ku Fifi e prezantoi atë para publikut që e pritën me brohorima.

Më pas një video e shpërndarë në rrjete sociale tregon se Donaldi dhe Romeo ishin ngjitur në skenë teksa performonte Elgit Doda. Këngëtari nisi këngën e bërë hit “Toxic Love” e shkruar nga Donaldi dedikuar lidhjes së tij me Borën dhe veprimi i tij ndezi publikun e pranishëm. I hipur në krahët e Romeos ai kërcente e këndonte këngën së bashku me publikun që kishte ngritur duart lart.
Kliko per videon: VIDEO

Baby Boo