Taksa s’mund të jetë reciprocitet


Taksa as teknikisht nuk mund të jetë reciprocitet: mallrat e Serbisë hynë, po deshën. Natyrisht me 100% taksë. Mallrat kosovare nuk lejohen atje fare. Mirë, këto të fundit as në Shqipëri nuk depërtojnë aq lehtë, ta zëmë si mallrat e Serbisë, botës mirëpo markat kosovare kanë mbrritiur deri në Japoni. Taksa nuk është reciprocitet, çka është atëherë?
I.

Në luftë sillu kanibal, në “paqe” aktroje Prometheun, viktimën perëndimallkuar që me zjarr përjetshëm i dogji modestinë njeriut. Kriminologu gjerman Hans von Hentig në veprën e tij “The Criminal and His Victim”, këtë modus vetëviktimizimi – ashtu si kolegët e tij Benjamin Mendelsohn dhe Henri Ellenberg – e quan: mënyrë për t’i ikur përgjegjësisë për atë çka ke bërë dhe për atë që dëshiron ta bësh. Ose siç e përmbyll së fundi edhe më konkretisht Carol Hagemann-White: Ndjesia dhe ekspozimi si viktimë ta mban gjallë mllefin, energjinë, është uzina më adekuate që të ushqen me dëshirën dhe vullnetin permanent më mirë të jesh dorrasi se i vrari.

Mbi këtë filozofi punon politika serbe. Konform mitit të tyre kryesor e të shpikur të “Fushbetejës së Kosovës”. Fatkeqësia e tyre është postmoderna. Respektivisht Dekonstruksioni i Derridas. Jetojmë në një epokë kur sidomos mitet kanë mbetur pa brekë, të zhveshur nga çdo aurë, legjendë e sakralitet: trajtohen e ekspozohen sot nga bota sikur të bënin poza para pasqyrës, duke u gërditur thellë me veten se ç’minifundësh u (m)veshin pasardhësit e vetë.

Për këtë arsye dje shteti serb ia nguli Nož-in e ndryshkur të Vuk Drashkoviçit shpinës së vetë. Gjitha mediat serioze të botës raportuan: Policia e Kosovës arreston vrasësit potencialë të politikanit Oliver Ivanoviç. Serbët portestojnë. Qeveria serbe kërkon ndërhyrjen e Kfor-it për t’i liruar të dyshuarit. Serbia akzon NATO-n dhe amerikanët. U kërkon ndihmë rusëve dhe kinezëve për ndërhyrje. A thua thirri Vuçiç edhe Erdoganin për ndihmë në telefon? – pyet një analist zviceran

Baby Boo