Studimi: Burrat që ndihmojnë në punët e shtëpisë janë “sekreti” i një martese të lumtur

Harroni çokollatat dhe arratisjet romantike, sekreti i një martese të lumtur fshihet në vullnetin që t’i përvishni mëngët dhe të ndihmoni njëri-tjetrin me punët e shtëpisë.

Hulumtimet tregojnë se familja brenda së cilës edhe bashkëshorti kujdeset për punët e shtëpisë si edhe për fëmijët ka më shumë shanse të mbijetojë më gjatë.

Rezultatet e studimit të kryer në mijëra çifte britanike, do të jenë ato që çdo bashkëshorte do të donte që të dëgjonte. Hulumtuesit nga London School of Economics kanë analizuar jetët e 3500 çifteve martesore të cilët fëmijën e parë e kanë pasur në vitet ’70, që ishte periudha kur shumica e grave qëndronin në shtëpi me fëmijët e vegjël.

Kur fëmijët kanë mbushur 5 vjeç, gratë janë pyetur se sa u ndihmojnë burrat rreth punëve të shtëpisë. Gjysma e tyre nuk ka ndihmuar ose vetëm kanë asistuar gjatë një pune. Një e katërta ka ndihmuar në dy punë, ndërsa një e katërta tjetër në tre ose katër. Rreth 7 % të çifteve janë ndarë deri në kohën kur fëmija ka mbushur 10 vjeç, që është rritur në 20% deri në ditëlindjen e 16-të të fëmijës.

Pasi kanë analizuar të dhënat, është bërë e qartë që burrat të cilët ndihmojnë më shumë kanë martesa më jetëgjata.

“Rezultatet sugjerojnë që gratë të cilat punojnë kanë rrezik më të madh për t’u shkurorëzuar, por ai mund të reduktohet kur bashkëshortët marrin pjesë në punët e shtëpisë dhe kujdesin për fëmijë. Struktura e tregut të punës, përqindja e grave në tregun e punës, shkalla e ndarjeve dhe pritjet për rolet e burrave dhe grave, janë ndryshuar shumë që nga viti 1975”, shpjegon ekspertja Wendy Sigle-Rushton.

Ky zbulim e rrëzon teorinë, thekson më tej dr.Sigle Rushton, që martesa funksionon më mirë kur nëna mbetet në shtëpi, ndërsa babai punon. Shifrat e fundit tregojnë se si gratë beqare shpenzojnë rreth 7 orë në javë rreth punëve të shtëpisë, derisa gratë në martesë ose ato që bashkëjetojnë shpenzojnë 12 orë. Burrat, nga ana tjetër investojnë vetëm 4 ose 5 orë në javë në punët e shtëpisë.

Baby Boo