Veturat e sekuestruara në Maqedoninë e Veriut dyshohet se janë falsifikuar!


Në Maqedoni është realizuar aksion kundër krimit me automjete. MPB njofton se aksioni është realizuar në bashkpunim me Doganën, Prokurorinë, Inspektoratin e Tregut dhe Sekretariatin e Përgjithshëm të Interpolit.

“Operacioni u krye në 77 vende, gjatë të cilit u zbuluan 1121 makina të vjedhura dhe 64 motoçikleta. Në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë aksionit janë kryer 1.540 kontrolle të personave dhe 1.467 kontrolle të automjeteve. Janë sekuestruar 10 automjete dhe një motoçikletë nën dyshimin për falsifikim”, thonë nga MPB.

Baby Boo