Mickoski nga Tetova dhe Gostivari: “Arben Taravari dhe Vullnet Murseli ju shpëtojnë nga krimi dhe korrupsioni”


Kryetari i VMRO-së, Hristijan Mickoski, ka kërkuar votë për kandidatët për kryetarë të komunave në Gostivar dhe Tetovë të propozuar nga koalicioni i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën dhe listat e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së.

Ai ka deklaruar se është ironik fakti që Tetova gjindet nën malet Sharr, ndërsa qyteti nuk ka ujë. Sipas tij është tragjike që Tetova është qyteti me ajrin më të ndotur së bashku me Shkupin. Kreu i VMRO-së deklaroi se patriotizmi i përbashkët është të jesh i lirë nga paragjykimet, të mposhtësh krimin, korrupsionin dhe padrejtësinë. Sipas tij, patriotizmi i përbashkët është që njerëzit të kenë më shumë para në xhepat e tyre, të ketë zhvillim që do të sjellë vende të reja të punës të paguara mirë, si mundësi për t’i mbajtur të rinjtë në shtëpi dhe të mos ikin në Evropën Perëndimore, Amerikë, Kanada e Australi.

“Në Gostivar votoni dhe mbështesni listën e këshilltarëve të udhëhequr nga Goce Dimovski, një i ri dhe premtues. Një person i cili do të luftojë për secilin qytetar të Gostivarit. Për kryetar komune, votoni për Arben Taravarin – një njeri human, një repart që punon me gjithë zemrën dhe energjinë e tij për Gostivarin. Në Tetovë, përkrahni listën e këshilltarëve të udhëhequr nga Angel Karapetrov. Për kryetar mbështeteni Vullnet Murselin, një njeri që do të punojë për Tetovën, për ndryshimet dhe për të ardhmen Tetova ka nevojë për shumë punë, për fat të keq është një nga qytetet ku nuk bëhet asgjë. Teuta i kaloi të gjitha vitet e saja si kryetare komune, si një nga kryetarë komune më të dobët ndonjëherë”, ka thënë Mickoski.

Baby Boo