Sotirova-Buhova: Njerëzit në izolim dhe vetizolim duhet të respektojnë protokollin për dalje


Një person, i cili u vendos me vendim të Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor ISHSSH, pozitiv me Kovid-19 për trajtim dhe izolim, mund të largohet nga vendi ku është izoluar duke u lajmëruar në numrin 192, por paraprakisht në koordinim nga mjeku amë, epidemiologun ose infektologun specialist në spitalin më të afërt.

Për këtë sot njoftoi drejtoresha e ISHSSH Irina Buhova Sotirova, në konferencë për shtyp në Qeveri pas inspektimeve të realizuara në Qendrën për Shëndet Publik Kumanovë, Qendra Shëndetësore Kumanovë – njësia e ndihmës mjekësore, Spitali i përgjithshëm Kumanovë dhe Departamenti për sëmundje infektive në Kumanovë, ku theksoi se vetëm duke u lajmëruar në numrin 192 pas vendimit të lëshuar, nuk mundësohet dalje jashtë protokollit.

Drejtoresha e ISHSSH u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe rregullat, sepse, siç tha ajo, nëse të gjithë pacientët pozitivë me Kovid-19 dalin me vullnet të tyre, pa respektuar protokollin, ata do t’i rrezikojnë qytetarët e vendit që t’i infektojnë me virus. Sipas saj, ky apel është për shkak të ngjarjeve të disa ditëve më parë në Kumanovë, ku njerëz të izoluar me vullnet të tyre kanë lëshuar shtëpitë për t’u testuar, pa respektuar protokollin.

“Sipas vendimit të lëshuar nga ISHSSH dhe protokollit për personat pozitivë, testimi i personave pozitivë që janë në vetizolim shtëpiak dhe trajtim në shtëpi kryhet ekskluzivisht pas ditës së 14 në diferencë kohore nga 24 orë deri në 48 orë në laboratorin e Institutit të shëndetit publik Shkup”. theksoi Buhova Sotirova.

Ajo informoi se nga 30 marsi deri dje, ISHSSH ka lëshuar 3.324 vendime për vetizolim shtëpiak, bazuar në kontakte dhe 994 vendime për personat pozitivë, që janë në trajtim në shtëpi dhe vetizolim shtëpiak.

Baby Boo