Granit Xhaka nuk ëshë shqiptar, por zviceran me origjinë nga Serbia (FOTO)


Mbrëmë u hodh shorti për Kupën e Botës 2022 që do të mbahet në fund të këtij viti në muajt nëntor-dhjetor. Për ironi të fatit, goglat zgjodhën që në një nga grupet të jenë Brazili, Zvicra, Serbia dhe Kameruni.

Por, çfarë ka këtu të veçantë? Edhe në Botërorin e Rusië në vitin 2018, Brazili, Zvicra dhe Serbia ishin në të njëjtin grup, atëherë kishin dhe Kosta Rikën. Dhe ishte pikërisht ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë që u komentua pa fund.Kjo ndeshje jo vetëm që vendosi ekipin që u kualifikua më tej pas brazilit, por u bë debat i madh për shqiponjën që bënë Xhaka dhe Shaqiri, dy shqiptarët realizuan golat e përmbysjes së madhe.

Menjëherë sapo goglat zbuluan kundërshtarët, sapo u mësua se Zvicra do të përballej me Serbinë, nuk mund të lihej mënjanë fitorja dramatike e Zvicrës në Botërorin e kaluar dhe festa me shqiponjë e Xhakës dhe Shaqirit. Hijet e kësaj feste madhështore që bëri xhiron e botës, vijojnë t’i ndjekin edhe sot e kësaj dite serbët.“Kurir.rs”, teksa analizoi këtë përballje, nuk nguroi ta shfrenonte fantazinë, duke e cilësuar Granit Xhakën, si zviceran me origjinë nga Serbia.

Në një artikull të botuar ditën e sotme, media serbe shkruan se Xhaka ka lindur në Serbi në Podujevë, por ka shkuar herët në Zvicër me prindërit e tij dhe ka luajtur për kombëtaren helvete. Një provokim i ulët ky i “Kurir.rs”. Mesa duket festa me shqiponjë në Botërorin e kaluar, nuk ka mjaftuar që serbët ta kuptojnë se nga është Xhaka.

Baby Boo