Humb kontrollin duke vozitur veturën, vd*es 16 vjeçari


Një 16 vjeçar ka vd*ekur në një ak*sident trafiku pasi humbi kontrollin mbi veturën.
Policia njofton se deri te ak*sidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën lokale, nga fshati Dardani në drejtim të fshatit Mirosale dhe për shkak të mospërshtatjes të shpejtësisë së lëvizjes dhe kushteve të rrugës, kthesë, drejtuesi humb kontrollin mbi automjet dhe përfundon jashtë rrugës.

“Si pasojë e këtij ak.sidenti të komunikacionit, humb jetën drejtuesi automjetit A.K ( M/SH/K), i moshës 16 vjeçare. Vd*ekjen e tij e ka konfirmuar në vendin e ngjarjes, mjeku nga qendra e emergjencës nga spitali rajonal i Ferizajt”, thotë policia.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë, do të dërgohet në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Prishtinë.
Njësia rajonale e komunikacionit rrugor nga drejtoria rajonale e policisë në Ferizaj , i ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe po e heton rastin .

Baby Boo