SMS skandaloze! Pacientja që vdiq i përulej infermieres shqiptare për një copë bukë!


Sanitarja Tire Alldërvishi që pretendonte se ishte infermiere në spitalin Covid 2 dhe infermierja e Covid 1 Ronida Hysa janë arrestuar dhe akuzuar pasi u denoncuan nga emisioni “Stop” në Tv Klan se zhvatën dhe grabitën pacientët me Covid-19.

Emisioni “Stop” publikon të tjera detaje të rënda të sanitares Alldervishi që i mori 8 milionë lekë të vjetra vajzës së pacientes që vdiq nga koronavirusi, me qëllim që t’i shërbente.

“Stop”-i publikon mesazhet dëshpëruese që pacientja e ndjerë i dërgonte Tire Alldërvishit, ku i lutej për t’i dhënë ushqim.

“O Tire, hajde të hënksha m****. Ku je? Hajde”.

Kjo ishte thirrja e qytetares që vuante nga Covidi dhe nga antihumanizmi.

“A e takove Anin”, vijonte ajo më tej, duke shpresuar që paratë e së bijës që mbushnin xhepat e Tires, do të zbusnin vuajtjen e saj.

Më 12 dhjetor, në orën 09:30 të mëngjesit, pacientja që vuante edhe nga diabeti, ende nuk kishte ngrënë mëngjes dhe i lutej Tires sikur t’i kishte shpirtin në dorë.

“O Tire, po më dridhet trupi për bukë. Po më bie diabeti, hajde shpejt”.

Pas gjysmë ore, pacientja sërish e pangrënë, i përgjërohet sanitares Tire Alldërvishi.

“Të thashë më jep çik bukë, më ike”.

Më 13 dhjetor në drekë, sërish lutje për vaktin e radhës.

“Kur do të ha bukë. S’ma bërë insulinën, të lutem hajde pak. O Tire hajde pak të lutem”.

Pesë ditë më pas, më 15 dhjetor në mëngjes, e ndjera i drejtohej sërish asaj që e paguante për t’i dhënë një copë bukë.

Baby Boo