“Shpëtim nga orteku”, stërvitje për shpëtimin e turistëve dhe skiatorëve në Kodrën e Diellit


Këta persona nuk janë në rrezik të vërtetë, por është vetëm një improvizim për shpëtimin e atyre që bllokohen ose lëndohen në Kodrën e Diellit.

“Ne shpesh si Drejtori kemi thirrje dhe kërkesa për shpëtim të qytetarëve. Para një muaji kishim një kërkesë të tillë, ku disa bjeshkatarë, njëri prej tyre ishte lënduar mbi fshatin Veshallë dhe ekipet tona kanë ndërhyrë. Sot realizojmë një trajnim të quajtur “Shpëtim nga orteku 2022” ku bashkë me Kryqin e kuq dhe disa institucione të tjera improvizojmë se si intervenohet në raste të këtilla, kur ka borë, kur ka shi, kur ka kushte tjera atmosferike të papërshtatshme dhe të si ofrojmë ndihmë në këto raste”, tha Bekim Maksuti nga Qendra për Mbrojtje edhe Shpëtim.

Gjatë fundjavave në Kodrën e Diellit gjithnjë është një ekip i ndihmës së shpejtë që qëndron në gatishmëri, ndërsa më së shpeshti ndihmë u ofrojnë skiatorëve të lënduar.
“Ne si ekip bëjmë intervenime në terren që ndodhin në kodrën e diellit edhe si zakonisht ato raste i mobilizojmë dhe i transportojmë në Spitalin klinik të Tetovës këtë vit kemi pasur një numër të madh të intervenimeve në teren zakonisht dhe mund të llogarisim 7 apo 8 raste në një vikend”, theksoi Besnik Mustafai, mjek.

E quajtur “Shpëtim nga orteku 2022” stërvitja u organizua nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, ndërsa morën pjesë edhe anëtarë të armatës së Maqedonisë së Veriut, Policia e Tetovës, Kryqi i Kuq dhe ndihma e shpejtë e Tetovës. Kishte edhe ekipe shpëtimi nga Prilepi dhe Manastiri.
Edhe këtë vit, skiatorë dhe turistë kanë humbur në Kodrën e Diellit, më së shpeshti në Malin Sharr, veçanërisht kur moti është me mjegull edhe borë.

Baby Boo