Këngëtarja kosovare infektohet me koronavirus, flet për gjendjen e saj shëndetësore


Këngëtarja e njohur kosovare Adelina Emini ka bërë të ditur se është infektuar me virusin COVID-19. Ajo për Gazetën Sinjali tha se ndonëse ajo është mirë me shëndet familjarët e saj janë përballur me vështirësi shëndetësore.

“Më lejoni të iu njoftoj se gjatë testimit të sotëm kam dalë pozitiv me COVID-19. Përkundër se unë aktualisht gëzoj shëndet të plotë dhe nuk kam shfaqur simptoma, në familjen time kemi pasur edhe raste tjera, raste të cilat nuk kanë kaluar lehtë dhe kanë pasur vështirësi shëndetësore”, ka thënë ajo.

Emini ka porositur të gjithë qytetarët që të kenë kujdes për shëndetin dhe ta marrin seriozisht koronavirusin.

“Bazuar në këto përvoja, ju sugjeroj që të respektoni këshillat e IKSHP-së dhe organeve tjera shëndetësore. Qëndroni të shëndetshëm duke mbajtur maskë, ruajtur distancën dhe duke mbajtur higjienën personale. Ruani shëndetin tuaj dhe të më të dashurve tuaj”, ka thënë ajo./Gazeta Sinjali

Baby Boo