Skenari që shpëton Maqedoninë dhe mesazhi i BE-së


Rezultati i ngushtë mes partive politike në zgjedhjet e 15 korrikut në Maqedoni ka vështi*rësuar krijimin e qeverisë së re. Kalkulimet dhe matematikat e deritanishme nxjerrin një qeveri me 61 apo 62 deputetë. Por kjo përbërje qeveritare duket e br*ishtë dhe nuk do të jetë e aftë ta realizoj agjendën e Bashkimit Evropian në Maqedoni. Në anën tjetër, përfaqësuesit e lartë të BEsë përmes një deklarate të përbashkët e kanë bërë të qartë se presin të punojnë me me një parlament të fuqishëm dhe me një koalicion qeveritar të qëndrueshëm që do të përmbushë objektivin strategjik të vendit integrimin në BE dhe përmbushjen e pritshmërive të popullit. Në këtë rrethana, sipas të gjitha gjasave pritet një qeveri e gjerë ku do të përfshihen të gjitha partitë politike shqiptare. Shqiptarët tani e kanë rastin që ti përdorin këto mandate për avansimin e statusit juridiko kushtetues të tyre në Maqedoni ndryshe këto mandate nuk vlejnë asgjë.

Tani shqiptarët duhet të vendosin se do të shkojnë në atë Parlament për ti realizuar kërkesat legjitime dhe të kahmotshme të tyre, apo sa për ta marr një rrogë dhe për ti shijuar beneficionet e shtetit. Tani është momenti që shqiptarët ti gjejnë mekanizamat për ta marrë hisen që i takon në arkën e shtetit, për ta zyrtarizuar gjuhën shqipe në gjithë territorin e vendit, për ta larguar 20 për qindshin e turpshëm dhe për ti realizuar të gjitha të drejtat e tyre personale politike civile sociale e ekonomike.

Baby Boo