Lirohen turistët, nuk kanë lidhje me vrasjen e Nikulajt! Hetimet kthehen në pikën zero


Vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka qenë i vendosur për të kryer ekzekutimin në momentin më të përshtatshëm, të cilin e ka pritur disa ditë.

Pamjet e kamerave të sigurisë në pedonalen e Shëngjinit kanë fiksuar autorin me të njëjtin mjet dhe me të njëjtën veshje edhe në datat 17 dhe 18 prill.

Ai ka qëndruar pa lëvizur për orë të tëra para lokalit “Coral” në pritje të momentit kur objektivi i tij do të ishte vetëm. Momenti i përshtatshëm u krijua rreth orës 13.30 të datës 19 prill kur Ardian Nikulaj u ul në një tavolinë vetëm.

I dyshimtë për policinë është parë edhe një shtetas anglez i prezantuar si turist i cili ka qëndruar në Shëngjin nga data 14 deri më 19 prill. Fill pas vrasjes ai është larguar nga Shqipëria.
Këtë të hënë një grup ekspertësh nga policia e Lezhës janë fokusuar në aeroportin e Rinasit për të vëzhguar pamjet e kamerave të sigurisë të datës 19 prill ku turisti anglez që dyshohet si informator ka lënë Shqipërinë. Hetuesit pritet të zbulojnë me kë shoqërohej ai me shpresën për të gjetur bashkëpunëtorët në këtë ekzekutim.

Për sa i përket lëvizjes së autorit pas krimit hetimet kthehen në pikën zero. Policia dyshonte së në fshatin Kukel të Gjadrit ku ai humbet gjurmët mund të ishte transportuar nga një mjet “Land Rover Discovery”, por pas 2 ditësh verifikime kjo pistë ra poshtë.
Mesditën e kësaj të hëne policia gjeti makinën dhe shoqëroi 2 turistë të huaj të cilët thanë se kanë marrë një shtëpi me qira në Kukel dhe nuk kishin lidhje me ngjarjen. Pas intervistimit ata u lanë të lirë.
Vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin ka qenë i vendosur për të kryer ekzekutimin në momentin më të përshtatshëm të cilin e ka pritur disa ditë.

Baby Boo