Ndërron jetë lehona 27 vjeçare në Shkup, shpëtohet foshnja


Një lehonë nga Dellçeva ka vdekur në klinikën Nënë Tereza në Shkup. Sipas informacioneve të para, lehona së pari është sjellë në spitalin në Shtip, për shkak të urgjencës së rastit, mjekët e kanë futur në sallë dhe e kanë kryer lindjen.

Lehona ka pasur shumë gjakderdhje pas çka menjëherë është intervenuar nga ana e mjekëve. Nëna dhe foshnja menjëherë janë dërguar në Qendrën Klinike Nënë Tereza në Shkup, ku lehona ka ndërruar jetë. Nga spitali në Shtip tashmë paralajmëruan më shumë informacione për rastin gjatë ditës së nesërme./tv21.tv

Baby Boo