Skandal: Plaçkitet një person i verbër në spitalin e Tetovës


Më 06.11.2018, personi R.H. (i verbër) ka shkuar për kontroll në Klinikën e Tetovës, reparti i syve. Gjatë ecjes nëpër shkallë, i ka ndihmuar një person N.N. Personi N.N. duke e shfrytëzuar gjendjen shëndetësore të R.H. nga xhepi i tij ka marrë kuletën që brenda kishte kartela bankare, letërnjoftim dhe dokumente tjera, shkruan Pacensure.

Personi R.H. rastin e ka paraqitur në policinë e Tetovës, dhe po punohet për masat sanksionuese ndaj të dyshuarit./Pacensure

Baby Boo