Dy foshnja të sapolindura rezultojnë pozitive me COVID-19


Dy foshnja që erdhën në jetë gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Pejës kanë rezultuar pozitivë për COVID-19.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Pejës, Naim Sahiti.

“Dy foshnja që kanë lindur gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar pozitivë për COVID-19, bashkë me nënat janë liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Sahiti.

Baby Boo