33 zyrtarë i largohen LDK-së së Mitrovicës, i bashkohen Vjosa Osmanit


Vjosa Osmani ka nisur ta dobësojë ish-partinë e saj LDK-në, pasi ka nisur të marrë zyrtarë të saj duke i bashkuar në Iniciativën e re që ka nisur.

Faton Peci, që do të jetë një nga zyrtarët kryesorë të Iniciativës ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se sot 33 përfaqësues të strukturave të LDK-së në Mitrovicë, kryetarë nëndegësh, veprimtarë dhe autoritete të qytetit të Mitrovicës ju bashkuan Inciativës, siç thotë për ndryshimin e madh që po vjen.
Postimi i tij:
Sot, 33 përfaqësues të strukturave të LDK-së në Mitrovicë, kryetarë nëndegësh, veprimtarë dhe autoritete të qytetit të Mitrovicës ju bashkuan Inciativës sonë për ndryshimin e madh që po vjen në Kosovë.
Ndryshimi i madh vjen me Vjosa Osmanin.

Brenda pak ditësh do të jemi në Mitrovicë, për t’u takuar në çdo lagje e çdo fshat.
Bashkohu edhe ti për ndryshimin e madh që i duhet Kosovës.
Kosovës i duhet konsistencë dhe aleancë me qytetarët. I duhet mbajtja e fjalës së dhënë, një virtyt i çmuar nga kohërat e vjetra te ne shqiptarët.
Personfikim i fjalës së mbajtur dhe konsistencës është vetëm Vjosa Osmani.
Për një Kosovë më të mirë, për fjalën e mbajtur, për konsistencën!

Baby Boo