Si të ankohemi për parregullsitë gjatë referendumit


Komisioni i përkohshëm i Prokurorisë për ndjekjen e parregullsive eventuale gjatë organizimit dhe mbajtjes së referendumit të 30-të shtatorit do t’i përforcojë masat në ditën e votimit, ndërkaq qytetarët dhe të gjithë ata që do të kenë informata për ndonjë shkelje eventuale mund t’i paraqesin në këtë komision.

Këtë e tha sot në konferencë për shtyp kryetari i këtij komisioni, Xhelal Bajrami, i cili pos tjerash informoi se deri më tani situata është e qetë dhe nuk ka ndonjë indikacion për kryerje të veprave penale.

“Në ditën e mbajtjes së zgjedhjeve përveç prokurorëve kujdestarë, do të ketë numër të përforcuar të prokurorëve. Kemi komunikim ditor për të gjitha aktivitetet e referendumit, për fat të mirë deri më tani atmosfera është e qetë dhe gjithçka është në rregull dhe nuk kemi ndonjë indikacion për kryerjen e veprës penale. Gjithashtu kemi komunikim edhe me Ministrinë e Punëve të Brendshme, pasi që siç e dini në ditën e vendvotimit në të gjitha vendvotimet do të ketë përfaqësues të policisë shtetërore”, tha Bajrami.

Në këtë komision marrin pjesë nga një përfaqësues të prokurorive të larta të Maqedonisë, por edhe një përfaqësues të Prokurorisë së Shkupit.

Bajrami bëri apel deri te të gjithë qytetarët, organizatat joqeveritare, partive politike, faktorëve të brendshëm dhe ndërkombëtar, por të gjithë atyre që eventualisht do të vërenin ndonjë parregullsi zgjedhore lidhur me organizimin dhe mbajtjen e referendumit, t’i paraqesin në e-mail adresën [email protected], që të munden në kohë të ndërmarrin masa.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”./Pacensure

Baby Boo