Sela: Nuk është folklorizëm të mbrosh gjuhën tënde


Partitë shqiptare larg unifikimit për largimin e përcaktimit 20 për qind për gjuhën në Kushtetutë. Derisa pushteti thotë se rëndësi kanë proceset integruese, opozita akuzon shumicën për anashkalimin e shqiptarëve.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela vlerëson se pamundësia për të faktorizuar shqiptarët buron nga partitë shqiptare në pushtet.

“Nuk është folklorizëm të mbrosh gjuhën e nënës dhe të kombit. është mese e qartë se BDI i ka shërbyer dhe i shërben përuljes, janë putha doras të llojit të vetë, klasik e aq më tepër që tani në kuadër të ndryshimeve kushtetuese kanë marr rolin e udhëheqësve për të kundërshtuar të drejtat e shqiptarëve. është mese e qartë se ata përfaqësojnë klanet e interesit tyre, mbrojnë interesat e kujtdo qoftë tjetër përvec se të shqiptarëve”- pohoi Ziadin Sela, Kryetar i ASH-së.

Në rrjetet sociale ka nisur fushata “Mos më quaj 20 për qind, unë jam shqiptar”, iniciativë kjo e cila po gjen mbështetjen edhe nga organizatat jo qeveritare. Në deklaratën e përbashkët të partive shqiptare kërkohet që subjektet të angazhohen me qëllim kategorizimin e shqiptarëve si shtet-formues dhe jo si etni.

Në këtë deklaratë potencohet se Kushtetuta e Maqedonisë duhet të përcaktojë se “gjuha maqedonase me alfabetin cirilik dhe gjuha shqipe me alfabetin e saj janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë”.

Baby Boo