Olti Curri ironzion keq me Himenën për ngrënien e tostit me thikë e pirun


Opinionisti zyrtar i formatit televiziv më të ndjekur të momentit Big Brother VIP Kosova, Olti Curri së fundmi ka komentuar mënyrën e ngrënies së Himenës, veç se kësaj here jo në Prime, por në llogarinë e tij në Instagram.

Momentin kur Himena është parë dukë ngrënë ‘tost’ me thikë dhe pirun, Curri e ka përshkruar si një mënyrë unike të të ushqyerit “të shkrimtarëve”.

“Shkrimtaret tostin e hanë me thikë dhe pirun, ndërsa supën me pipth. Ne të tjerët tostin me pipth, ndërsa supën me thikë”, ka shkruar ai, bashkëngjitur me disa emoxhi qesharakë.

Përndryshe, Himena që para hyrjes së saj në BBVK është prezantuar si shkrimtare, ndërsa ka treguar se deri më tani ka botuar dy romane – njërin prej tyre, ka thënë ta ketë shkruar në kohë rekord prej më pak se një muaji.

Baby Boo