Shtyhet gjykimi për Ejup Alimin dhe Ismet Gurin për shkatërrim të materialit zgjedhor

Gjykimi për rastin “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale Publike do të vazhdojë me 19 qershor. Të akuzuarit në seancën e sotme treguan se e kuptojnë aktakuzën që e prezantoi prokurorja Fatime Fetai, por nuk ndjehen fajtorë.

Baby Boo Tinex

Sipas Prokurorisë Speciale Publike dy të akuzuarit me veprimet e tyre kanë ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet e zgjedhjeve.

“Ato kanë pasur mënyrë kriminele që ta falsifikojnë vullnetin zgjedhor të qytetarëve të Çairit me qëllim që të zhvillojnë fuqi politike”, theksoi Fatime Fetai. Të dy, sipas saj, kanë kryer dhunë brutale ndaj numrave zgjedhor, në pajtim me dispozitat personale politike. Të pakënaqur nga rezultati i vërtetë zgjedhor ato kanë formuar grup për veprim. Me kërcenim i kanë kthyer dëshmitarët kah vetja.

Avokatët e Ejup Alimit dhe Ismet Gurit para gjykatës treguan se me më shumë dëshmi në procesin e procedurës do të dëshmojnë që klientët e tyre janë të pafajshëm.

Gjykata gjithashtu para fillimit të seancës së sotme e refuzoi kërkesën e avokatit Elenko Milanov për përjashtimin e prokurores speciale publike, Katica Janeva që u kërkua në seancën para tre ditëve.

Ndryshe, deputeti Ejup Alimi dhe Ismet Guri, që ka qenë anëtar i Komisionit komunal zgjedhor në zgjedhjet e vitit 2013 në Komunën e Çairit akuzohen për shkatërrim të materialit zgjedhor. Kjo është lënda e parë e ekipit të Janevës ku gjykohen funksionarët e BDI-së. PSP për to ka kërkuar edhe paraburgim, por ato janë ankuar te Gjykata e Apelit, ku në vend të masës së paraburgimit, gjykata ua mori pasaportat.

Prokurorja, Fatime Fetai atëherë në seancë publike në Gjykatën e Apelit deklaroi se dëshmitarët e Prokurorisë Publike kanë frikë nga deputeti i BDI-së, Ejup Alimi. Ata kanë thënë se Alimi është njeri i fortë dhe është pjesë e BDI-së që është në pushtet. Alimi ka thënë se edhe nëse e burgosin në vend të huaj do të ikë dhe do të kthehet në Maqedoni dhe do të jetë i pranishëm në procedurën që zhvillohet kundër tij.

Ismet Guri është falur nga presidenti, Gjorgje Ivanov pikërisht për këtë rast. Ejup Alimi është koordinator i grupit parlamentar të BDI-së në Kuvend.

Restorant Lumare