Hidhet shishe qelqi me lëng djegës në një veturë me targa të Tetovës


29 vjeçari A.H. nga Kamjani i Tetovës, dje në SPB Tetovë ka raportuar se natën e (10/11 korrikut) në oborrin e fabrikës në Palçisht të Poshtëm të Tetovës, në pronësi të personit S.H.(49) nga Kamjani, është hedhur një shishe qelqi me lëng djegëse në drejtim të veturës “Mercedes” të parkuar me targa të regjistrimit të Tetovës.

Megjithatë, sipas raportit shishja e hedhur nuk ka rënë brenda automjetit dhe nuk ka shkaktuar zjarr apo dëme materiale. Është kryer inspektimi dhe rasti po zbardhet.

Baby Boo