Shtirej si adoleshent me vajzat italiane, fund i hidhur për pedofilin 68 vjeçar nga Shqipëria


Shtirej sikur të ishte në moshë adoleshence, por në fakt ishte plot 68 vjeç.

Ka marrë dënimin e merituar një pedofil 68 vjeçar me origjinë nga Shqipëria, i cili në shtetin fqinj të Italisë joshte vajza të mitura përmes rrjetit social facebook. Gjykata e Salernos e ka dënuar me 7 vite burgim nën akuzën e pedofilisë, percjell Fakte.

68 vjeçari i kërkonte fëmijëve që të zhvisheshin në chat-int e rrjetit social, madje duke përdorur dhe kërcënime. Në kurthin e të moshuarit kishte rënë një 12 vjeçare me origjinë nga Italia. Fillimisht shqiptari i kish fituar besimin dhe kish bërë të mundur që ajo të zhvishej në chat. Më tutje i moshuari e kërcënonte se nëse nuk do ta bënte sërish, fotot e saj dhe videot do të përfundonin në internet.

Makthi për 12 vjeçaren ka zgjatur tre vite, derisa në 2013 ajo ka gjetur kurajon që të denoncojë adoleshentin që e kërcënonte. Policia ka nisur hetimet dhe ka rezultuar se adoleshenti në fakt ishte një 68 vjeçar që jetonte në një lagje në periferi të Tiranës./Pacensure

Baby Boo